Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nëse nuk anëtarësohemi në NATO dhe në Bashkimin Evropian do të bashkohemi më Shqipërinë

“Nëse nuk hiqen pengesat Kosovës për anëtarësim në NATO, nëse katërshja e BE-së nuk na njeh, Serbia po ashtu, atëherë ne do të iniciojmë referendumin për Bashkim me Shqipërinë. Kjo është serioze”, kështu është shprehur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa fliste për mundësinë e referendumit me Shqipërinë. Kauza e Haradinaj, beteja politike për kryetar të Kosovës, Haradinaj e bëri të qartë se para se të kryhet mandati i ardhshëm i qeverisë, një qeveri serioze duhet të jap shpjegim se çka duhet të ndodh në këto katër vjet. Nëse ajo qeveri nuk e ka të mundur të thotë se hyjmë në NATO ose jemi në dyer të NATO-s, përndryshe, e vetmja përgjigje është referendumi. “Kjo ka mundësi reale të ndodh. Union Kosovë Shqipëri pa ndryshim të kufijve, pa asnjë lëvizje”, ka deklaruar Haradinaj, derisa ka thënë se deri në 2024 duhet të ndodh përgatitja për referendum.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …