Kandidati i PAN-it, Ramush Haradinaj është duke punuar për krijimin e një Qeverie me bazë të gjerë

Ramush Haradinaj: Plot pushtues të ndryshëm kanë ardhur e kanë shkuar nga këtu…

Koalicioni parazgjedhorë PDK-AAK-NISMA sot të orën  15:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ të Prishtinës, ka hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore të 11 qershorit. Kandidati për kryeministër i koalicionit, PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po i thërret që ta mundin lakminë dhe inatet që i kanë vonuar dhe i kanë ndalur që të ecin përpara. “Kosova po na thërret që të kemi shtet ligjor, Që të arrijmë deri te kjo ditë, që ta kemi lirinë, ta kemi pavarësinë, që të jetojmë në demokraci, më të mirët e popullit tonë janë flijuar nëpër shekuj. Lavdi të rënëve për liri. Plot pushtues të ndryshëm kanë ardhur e kanë shkuar nga këtu, sepse nuk kanë mundur të qëndrojnë këtu. Pushtuesit kanë shkuar e ne, bijat e bijtë e këtij vendi kemi mbetur këtu. Askush nuk mund të thotë se e ka mposhtur Kosovën, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …