Ramush Haradinaj: Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij

Ramush Haradinaj: Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Masakrën e Belegut dhe të rënët në Shishman të Bokës. Ai në një postim në rrjetin social ka shkruar se liria e vendit erdhi me çmim shumë të lartë! “29 marsi, na kthen në kujtesë martirizimin e dyzetenëntë motrave e vëllezërve tonë në Beleg të Deçanit. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët. 29 marsi, na kujton përballjen heroike në Shishman të Bokes, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftëtarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica. Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij. Duke u përulur para kësaj sakrifice, mbetet obligim i joni që të angazhohemi si shoqëri e shtet, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …