Xhavit Haliti

Xhavit Halitit nuk ia “nien” për qëndrimin e PDK-së, lidhur me votimin apo mosvotimin e Vjosa Osmanit

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, partiaku kontrovers, Xhavit Haliti, përkundër mosvotimit të deputetëve të PDK-së për kryetarin e Kuvendit, ai për pikë të qejfit (dhe për inat të partisë e cila e ka bërë deputet) e kishte votuar Glauk Konjucën, në postin e kryekuvendarit. Po kështu Haliti, ka paralajmëruar se do të votojë, në radhë të parë duke e dëgjuar vetveten dhe jo partinë me rastin e votimit për kryetarin e vendit. Ai thotë se presidenti duhet të zgjidhet dhe jo të provokohen zgjedhjet e reja. “Varet prej qëndrimit të partisë, pastaj a pajtohem me partinë apo jo, e drejta jonë asht me votu si të na merr mendja, jemi deputetë. Asht n’ interes të Kosov’s me e kriju edhe institucionin e presidentit. Kjo është realitet, situata aktuale, VV-ja i ka fitu zgjedhjet dhe ne duhet me pritë…, tha ai. Xhavit Haliti e “nien” vetën në krye të PDK-së, pavarësisht se kësaj radhe mezi ka arritur të bëhet deputet, andaj edhe i frikësohet aq shumë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kryetari i urtë, i vetëpërmbajtur dhe i përgjegjshëm i PDK-së, Enver Hoxhaj, nuk i kundërvihet dot, bosit, Xhavit Haliti, i cili është mbi partinë, është milioneri i cili duke folur për pasurinë milionëshe të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ku ishte edhe nënkryetar. Asokohe  kishte deklaruar se “shumë nga ne kemi për çdo ditë në dorë nga dy tre milionë euro dhe kjo është hiç gjë….  Partitë politike në Kosovë vazhdimisht kanë pësuar dhe do të pësojnë  nga mujsharët dhe arrogantët nga mesi i tyre, sikur janë: Xhavit Haliti i PDK-së, Glauk Konjuca i Vetëvendosjes, Xhavit Gashi i AAK-së, Haxhi Shala i Nismës e të tjerë.

Qëndrimi vetanak, arrogant, mujshar dhe prepotent  kundër vendimit të partive, nuk ka të bëjë me mendimin ndryshe as me demokratizimin e radhëve të partisë. Qëndrimet e individëve të tillë i dëmtojnë  partitë e pakonsoliduara, ose ato që kanë filluar ta humbin elektoratin për shkak të mujsharëve e arrogantëve nga radhët e veta. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …