leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Vetëvendosja ka sulmuar pjesëtarët e UÇK-së, për të fituar përkrahjen e LDK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se Qeveria Kurti duhet gjithsesi t’i përfshijnë pensionet e veteranëve së bashku me pagën minimale, pasi janë të obliguar ligjërisht. Ai ka deklaruar se pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje gjithmonë kanë pasur tendencë të “sulmojnë” ish-pjesëtarët e UÇK-së, në mënyrë që të fitojnë edhe simpatinë e përkrahësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por në luftë nuk ka pasur ndarje partiake. Ata duhet të dinë se edhe përkrahësit e LDK-së e dinë që në luftë kemi pasur pjesëmarrës nga çdo parti. E keni shembull Kujtim Shalën e LDK-së, ai është i Loxhës, shkoni pyeteni Kujtimin se ai e di mirë se si 200 burra të fshatit të tij kanë shkuar vullnetarisht janë armatosë, me para të veta i kanë ble armët ua kanë sjell në Loxhë. Kur ka nisur lufta, janë mobilizuar të gjithë ata mbi 15-vjeç. Ata janë armatosë dhe ndoshta janë udhëheq nga dikush i UÇK-së, por janë armatosë vullnetarisht. Kur ka nisur lufta, e dimë se në Loxhë është shkatërruar gjithçka. E tash Kurti po përpiqet të tregojë sa ka veteranë  ka pasur në Loxhë  nuk po e di kush po i mëson kështu”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …