Raportohet se më shumë se 30 milionë njerëz janë infektuar me virusin korona në nivel global që nga fillimi i pandemisë

Raportohet se më shumë se 30 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19 në nivel global që nga fillimi i pandemisë

Mbi 30 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në nivel global, ka njoftuar Universiteti “Johns Hopkins” me seli në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 940 000 kanë vdekur nga sëmundja Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në Kinë, në fund të vitit të kaluar. Vendet më të goditura janë ShBA-ja, India dhe Brazili, por ka një rritje të numrit të të infektuarve në të gjithë Evropën. Shumë vende tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë derisa dimri po afrohet. Në Mbretërinë e Bashkuar qeveria po konsideron marrjen e masave të mëtejshme në të gjithë Anglinë, duke përfshirë një periudhë të shkurtër izolimi, në përpjekje për ta ngadalësuar përhapjen e virusit. Jashtë Evropës, Izraeli ka vendosur një bllokim të dytë mbarëkombëtar – vendi i parë i zhvilluar që e bën këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë …