Haki Hoti: Përkujtim qëndrese, me rastin e 30 vjetorit të vdekjes se vëllait Hysni H.Hoti

Haki Hoti: Përkujtim qëndrese, me rastin e 30 vjetorit të vdekjes se vëllait Hysni H.Hoti

Për shumë kënd jeta dhe vepra e Hysniut është një kujtim i rënd dhembje e sakrificë. Por ishte një traditë (trashëgimi familjare si nga babai gjyshi e xhaxhai Shaqiri që ishte i dënuar nga serbo-sllavet dhe daja i Hysniut Ukë Plakiqi (Nekovc) për çështje kombëtare që ishte i dënuar me 101 vit burg) që me ardhjen e Jugosllavisë familja jonë Man Hasanit ishte e përjashtuar nga fshati e rrethi (nacionalist), dhe Hyniu vazhdoj rrugën e tyre, për çështje kombëtare.

Mbas viteve 70-ta deri në 81-ën kur u dënua se pari 1 vit dhe në 82 in edhe 6 të tjera me grupin e Jakup Krasniqit dhe Hydajet Hysenit që e kërkonin Republikën e Kosovës. Ku pas lirimit të burgut që kanë pas trajtime ç’njerëzore duel nga burgjet serbe i sëmur dhe brenda 3-4 viteve ndërroj jetë.

Por la pas bashkëshorten me 4 fëmijë te vegjël – babë e nënë pleq dhe vëllai mbeti i vetmuar dhe përgjegjës i familjes. Por falënderoj Zotin që familjes që me punoj shëndeti dhe familjes nuk i mungoj asgjë. Dhe me ikjen e Serbisë nga Kosova, ajo kidnapoj shumë të rinj, ndër ta Hilmiun djalin e vëllait dhe djalin e axhës Asmanin. Frika qe mund t’i vrasin ishte e madhe se me lajmëruan menjëherë. Unë isha në Gjermani, dhe menjëherë kam shkuar në kryqin ndërkombëtar dhe i kam lajmëruar të dytë.

Por brenda 4-5 dite me erdhi lajmi i mirë si janë shëndosh e mirë dhe Hilmiu me dërgoj letra kështu që me Lirimin e tyre nga burgu Hilmiu iu bashka ngjit UÇK-së në Maqedoni dhe vazhdoj tradita e atdhetarizmit. Po pas disa muajve Hilmiu ra heroikisht në vinë e frontit kundër sllavo-maqedonasve, por në shenjë përkujtimi dhe me epitet të lartë ndaj veprimtarisë se tij vuajtjeve të tij kombëtare, shokët, miqtë dhe farefisi dhe të gjithë ata që e njohën e përkujtojnë me dinjitet.

Përkujtoj ketë histori të një jetë të shkurtër të vëllait Hysniut me vepra atdhedashurie për kombin, duke apostrofuar vuajtjet dhe pasojat për veten dhe familjen. I pa harruar do mbetet kujtimi për veprën dhe sakrificën tene vëlla.

Kontrolloni gjithashtu

Arbëreshë Krasniqi: Personat me sindrom down janë pjesë e pandashme e shoqërisë

Sot në Malishevë, mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, me rastin e shënimit të …