Raporton CNN: Sulme të reja ajrore në Siri

Raporton CNN: Sulme të reja ajrore në Siri

Sulme të reja ajrore janë kryer këtë të shtunë ndaj qytetit sirian Khan Sheikhoun, që ishte dhe vendi i sulmit me armë kimike të së martës, raporton CNN, që citon aktivistë të të drejtave të njeriut. Dy ditë më parë marina amerikane qëlloi me raketa “Tomahowk” një bazë ajrore siriane, veprim ky që acaroi Rusinë, mbështetëse e regjimit të kryetarit sirian Bashar al Assad. Qeveria ruse paralajmëroi se do të angazhohet për të forcuar sistemin ajror sirian, ndërkohë, Kremlini ka urdhëruar dërgimin e një anijeje luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës Amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.  Për Uashingtonin zyrtar, qëndrimi i Moskës ndaj sulmit në Siri ishte zhgënjyes por jo i papritur. Nga sa pohoi sekretari i Shtetit Rex Tillerson, vetëm habi që nuk ka pasur në administratën amerikane nga ky reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …