Rashit Qalaj

Rashit Qalaj, flet për dorëheqjen e Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka komentuar dorëheqjen e Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Qalaj ka thënë se shkarkimi i Mehmetit ishte punë e kryer që një kohë, pasi Qeveria ka qenë e pakënaqur me punën e tij. Fillimisht mendoj kjo dorëheqje është e imponuar  nga Qeveria, nga ministri, ai duhet të shkarkohej këto ditë, meqenëse Qeveria ka qenë e pakënaqur me punën e tij, pasi Policia ka shkuar në veri për vendimin mbi reciprocitetin mbi dokumente dhe targa, pa një plan të qartë, ka qenë e hutuar plotësisht dhe prej atij momenti sipas informatave të mia që shkarkimi i tij ka qenë punë e kryer, tha Qalaj. Ish-drejtori i Policisë ka thënë se Mehmeti ka dëmtuar më së shumti Policinë e Kosovës si në aspektin profesional e po ashtu edhe nga aspekti i humbjes së integritetit ka thënë Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …