Ministri Mustafa intensifikon realizimin e pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019

Reagim i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ndaj shkrimit të Kohës Ditore…

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), reagon ndaj shkrimit të gazetës “Koha Ditore”, me titullin  “Apeli e kthen në punë kryeshefin që Rikalo iu hakmor për llogari të bashkëshortes”, të botuar sot, datë 23 janar 2020, në të cilin shkrim ka pasaktësi. Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit publik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, njofton opinionin publik se kjo agjenci ka zbatuar Vendimin e Gjykatës Themelore Ac. Nr.1518/2018 të datës 18.10.2018. për kthimin në punë të Elhami Hajdarit dhe kompensimin e tij në pagë, por nuk e ka njoftuar Gjykatën e Apelit për implementimin e vendimit përmbarues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, prandaj ky vendim llogaritet i implementuar. Ndërkaq, pas kthimit të tij në punë, ai është pezulluar prapë dhe ky pezullim ka mbetur në fuqi deri në përfundim të mandatit të tij, sipas Vendimit Nr. ZKM. 06/81 të datës 21.03.2016, që sipas këtij vendimi Elhami Hajdari më datë 23.03.2019 e ka përfunduar mandatin si kryeshef i AZHB-së dhe i njëjti nuk mund të kthehet në vendin e punës, siç thuhet në shkrimin e Kohës Ditore, pasi që edhe mandati në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës e ka të mbaruar. Pra, për hir të opinionit publik duhet sqaruar se Vendimi i Gjykatës së Apelit Ac. Nr. 645/19 më datë 20.12.2019, e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë Ac. Nr.1518/2018 të datës 18.10.2018. Gjithashtu, për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të opinionit publik, ju njoftojmë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë vendim me Ref.Zsp. -14/20, Nr. 08/20 të datës 17.01.2020 për kompensimin e pagës gjatë pezullimit parandalues të rrogës së tij në vlerë prej 50 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …