Reagim publik i zyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, kundër shkrimit të publikuar në, “magazina.al”

Reagim publik i zyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, kundër shkrimit të publikuar në, “magazina.al”

Në lidhje me publikimin e artikullit “Çmimi marramendës i orës së ministrit Pal Lekaj”, nga mediumi online “magazina.al”, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, njofton opinionin se përmbajtja e këtij teksti është krejtësisht e pavërtetë, e pa argumentuar dhe tendencioze. Për hir të korrektësisë, ju njoftojmë se ora të cilën e mbanë në dorë ministri Pal Lekaj, është orë e kompanisë “Richelieu Swiss”, çmimi i së cilës në treg është $ 139.99, siç edhe shihet në foton e bashkëngjitur më këtë reagim, e assesi kjo orë nuk është e markës “Rolex”, dhe nuk e mbanë çmimin “4,099 euro”, siç është shkruar në tekstin e këtij artikulli. Artikulli i mediumit “magazina.al” paraqet një të pavërtetë, është ne kundërshtim me të gjitha standardet gazetareske dhe përbënë shpifje. Ju kujtojmë se, ministri Pal Lekaj, ka qenë gjithmonë i hapur dhe bashkëpunues me të gjitha mediet dhe gazetarët pa dallim. Rrjedhimisht, ka treguar respekt dhe konsideratë për punën e medieve dhe gazetarëve. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, do të ndjekë rrugët ligjore ndaj mediumit në fjalë për shpifjet që janë bërë, ndërsa i bëjmë thirrje mediumit “magazina.al”, ta fshijë artikullin “Çmimi marramendës i orës së ministrit Pal Lekaj”, dhe të kërkoj falje publike për këtë gabim profesional.

Prishtinë, 18 mars 2019

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …