Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Arritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zhvlerëson Rezolutën 12 44 të KS-OKB-së

Arritja e një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do ta zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, do të kërkojë edhe formalizimin e saj dhe ky formalizim duhet të bëhet përmes miratimit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike. Arsim Bajrami, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të sponsorizohej nga Bashkimi Evropian, i cili është lehtësues i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kjo marrëveshje duhet edhe formalisht ta shfuqizojë tërësisht Rezolutën 12 44 dhe duhet të zëvendësohet me një rezolutë tjetër, e cila do t’i hapë rrugë anëtarësimit brenda OKB-së. Në një mënyrë, me këtë rezolutë do t’i jepej fund administrimit ndërkombëtar, i cili është përcaktuar me Rezolutën 12 44 dhe do të bëhej një lloj njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Me këtë hapet rruga që përmes një rezolute të re të trasohet rruga e anëtarësimit të plotë të Kosovës brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thotë, profesor, Arsim  Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …