Agim Ramadani

Reagimi Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Koshares të Brigadës “138 Agim Ramadani”

Ne, ish-luftëtarët e  Brigadës 138 “Agim Ramadani ” shprehim shqetësimin dhe revoltën tonë ndaj vendimit të një trupe gjykuese, mobile e kontrabanduar nga Prokuroria dhe Gjykata e Nishit në pjesën veriore të Komunës së Mitrovicës, që dënon me vendim të formës se prerë, me masë burgimi prej 16 vitesh bashkëluftëtarët tonë: Rrustem Berisha, Anton Quni, Xhafer Gashi, Shiqer Maloku, Demë Maloku, Demush Gacaferi, Agron Jusufi dhe Rabit Alija. Konsiderojmë se ky veprim i gjyqësisë serbe, është jashtë realitetit politik dhe juridik të Kosovës në raport me shtetet fqinje përfshirë edhe Serbinë. Statusi juridik ndërkombëtar politik dhe shtetëror i Republikës së Kosovës, që derivon nga marrëveshjet ndërkombëtare si: e Rambujesë, Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Ahtisarit, pastaj statusi i Pavarësisë së Kosovës dhe indentiteti i saj shtetëror kushtetues, e shkëpusin tërësisht sistemin juridik të Kosovës nga juridiksioni i Serbisë. Qytetarët e Republikës së Kosovës i nënshtrohen vetëm drejtësisë dhe legjislacionit pozitiv të vendit tonë, drejtësia dhe gjyqësia serbe është jashtë kontekstit juridik dhe shtetëror, sipas të cilit ajo funksionon sot. Sitemi juridik RFJ-së, mbi bazën e të cilit janë ngritur këto pretendime për penalizim, është një sistem i skaduar, pozitivitieti i të cilit është kontestuar me luftën çlirimtare-mbojtëse të popullit të Kosovës. Prandaj, si i tillë, nuk përben bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve që takojnë me një realitet të ri politiko-shtetëror. Me ketë kërkojmë nga organet shtetërore të Kosovës, që në koordinim me faktorin ndërkombëtar të tejkalonë këto veprime me karakter provokues dhe që cenojnë liritë dhe drejtat e qytetarëve të Kosovës. Në ketë kontekest, kërkojmë nga Qeveria dhe nga ministria përkatëse, që ky vendim i gjyqeve të kontrabanduara të Serbisë, të shpallet i pavlevshem NULL dhe qytetarët ish luftetarë të apostrofuar, tani më bartës të detyrave dhe përgjegjësisve publike, të merren në mbrojtje nga insitutucionet vendore dhe sistemi juridik i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …