Nuk është Kadri Veseli i pari kryekuvendar që e viziton Parlamentin e Evropës sikur raporton RTK-ja

Lidhur raportimin e gazetarit të RTK-së i cili ka  thënë se Kadri Veseli është i pari kryetari i Kuvendit të Kosovës që e viziton Parlamentin Evropian, ka reagiau ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi i cili ka afishuar edhe foto gjatë kohës së vizitës që në krye të një delegacioni të Kuvendit të Kosovës, i ka bërë Parlamentit të Evropës. Ai në reagimin e tij thotë: “Gazetari i RTK-së, i cili po raportonte për vizitën e Kryetarit të Kuvendit në Parlamentin Evropian, tha: “Për herë të parë një kryetar i Kuvendit të Kosovës po pritet zyrtarisht në Parlamentin Evropian”. Kjo është një logjikë tepër e mbrapsht që përsëritet shpesh në shoqërinë tonë, e sidomos në politiken tonë, që nga vitet 1990/91. Shprehjen se “historia fillon me ne”, si e atyre që janë në pozitë e besa po aq edhe të opozita. Sipas kësaj praktike çoroditëse, ne shqiptarët duhet ta e shlyejmë historinë tonë të shekujve. Kujt i duhet dhe kujt i shërben kjo mënyrë e të menduarit: “Me mua nisë historia”. Meritat e shumta të popullit shqiptar nder shekuj, nën sqetullën e tij nuk mund t’i futë asnjë individ, i djathë apo i majtë qoftë. Për të treguar, se ajo nuk ishte vizita e parë, ilustrimin po e bëjë me fotografi, për t’i treguar si gazetarit ashtu dhe redaktorit të lajmeve dhe drejtuesve të Televizionit Publik. Fakte të tjera ka edhe në arkivin e RTK-së si edhe në ketë fb. Dikusht eo e bën  mashtrimin kulturë, kujt i duhet kjo? Thuhet mes tjerash në reagimin e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …