Reagon Fondi për të Drejtën Humanitare: Të vrarët në Dubravë ishin të burgosur, jo persona të armatosur

Fondi për të Drejtën Humanitare, organizatë e drejtuar nga Natasha Kandic, ka reaguar ndaj ekspozitës së realizuar në Kosovë për masakrat e luftës 1998–1999, duke kundërshtuar ashpër disa prej përmbajtjeve të saj. Në komunikatën për media, kjo organizatë thekson se në disa raste ekspozita paraqet pasqyrë të pasaktë të fakteve, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për interpretim, por për mungesë të njohurive bazë mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe faktet e vërtetuara në gjykata. Reagimi fokusohet veçanërisht në Masakra e Dubravës, ku sipas Fondit, është e pasaktë të thuhet se të vrarët kanë qenë persona të armatosur. Sipas tyre, viktimat ishin të burgosur shqiptarë, të privuar nga liria dhe nën kontroll të plotë të autoriteteve serbe, çka i bën ata persona të mbrojtur sipas Konventave të Gjenevës. Organizata thekson se edhe në rastin e Mas.akra e Mejës është bërë i njëjti gabim, pasi viktimat, edhe pse disa kishin qenë më herët pjesëtarë të UÇK-së, në momentin e vrasjes ishin civilë të paarmatosur dhe nën kontroll të forcave serbe. Po ashtu, në reagim përmendet edhe rasti i Mas.akra e Reçakut, duke theksuar se duhet bërë dallim i qartë ndërmjet personave të vrarë në luftime dhe civilëve të ekzekutuar. Fondi vlerëson se ekspozita, në formën aktuale, duhet të hiqet nga hapësira publike, pasi paraqitja e pasaktë e fakteve dëmton kulturën e kujtesës, relativizon krimet dhe cenon dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre. Në reagim kritikohet edhe Shkëlzen Gashi për, siç thuhet, përpjekje për ta zhvendosur përgjegjësinë te Fondi për të Drejtën Humanitare. Organizata nënvizon se baza e të dhënave të saj për viktimat e luftës në Kosovë konsiderohet ndër më të plotat dhe më të besueshmet, e vlerësuar edhe nga ekspertë ndërkombëtarë. Në fund, theksohet se edhe botimi i mëparshëm i autorëve të ekspozitës, libri “Masa krat në Kosovë”, përmban pasaktësi të shumta, duke shtuar se i njëjti model i paraqitjes së gabuar të të dhënave po përsëritet edhe në këtë ekspozitë.

Kontrolloni gjithashtu

1 prilli në Hagë: Priten lehtësime të kufizuara për Thaçin, Veselin e Selimin, kritika ndaj vazhdimit të masave të rrepta

Pas më shumë se pesë vitesh paraburgim në Haga, pritet që nga 1 prilli të …