Rene Troccaz lavdëron “dialogun” Kosovë-Serbi në Oxfordshire, pa rezultate konkrete për zgjidhje

 Rene Troccaz, emisari special i qeverisë franceze për Ballkanin Perëndimor, ka marrë pjesë në një konferencë për dialogun Kosovë–Serbi, të organizuar nga Fondacioni “Ditchley” në Oxfordshire, Angli. Troccaz e përshkroi përvojën si “mirënjohëse dhe të lumtur”, duke lavdëruar diskutimet në një “ambient të mrekullueshëm” dhe duke e ndarë këtë përshtypje në X. Fondacioni Ditchley promovon biseda mbi gjeopolitikën, demokracinë, teknologjinë dhe ndryshimet klimatike, duke synuar konsensus për paqe dhe rend global. Por, kritikët vërejnë se takimet e tilla, pavarësisht atmosferës “magjepsëse”, shpesh shërbejnë si showcase diplomatik pa prodhuar zgjidhje konkrete për tensionet reale mes Kosovës dhe Serbisë. Pjesëmarrja e emisarit francez tregon përkushtimin simbolik ndaj dialogut, por mungesa e rezultateve konkrete ngre pyetje mbi efektivitetin e këtyre konferencave në adresimin e çështjeve kyçe të sigurisë dhe marrëdhënieve ndër fqinjësorë në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …