Brickos

Republika e Çekisë ka dëbuar 18 diplomatë rusë

Pas dyshimeve të bazuara për përfshirjen e tyre në një shpërthim në Çeki nga i cili kanë vdekur dy qytetar, autoritetet e këtij vendi kanë marrë vendim për dëbimin e 18 diplomatëve rusë, duk i akuzuar ata se janë spiunë, pasi inteligjenca çeke ka lidhur agjentët ushtarakë rusë me një shpërthim në një depo municioni më 2014. Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish , ka thënë se 18 diplomatët, të cilët janë identifikuar se kanë punuar për shërbimet ruse të inteligjencës, kanë 48 orë për t’u larguar nga shteti. Ai ka theksuar më tutje se ka dyshime të arsyeshme se agjentët sekretë rusë të shërbimit GRU, kanë qenë të përfshirë në shpërthimin e vitit 2014 në depon e armëve në fshatin çek Vrbětice. Ndërkohë, një zyrtar i lartë i Parlamentit rus, ka thënë se ky është një pretendim absurd. Nga ana tjetër, ambasada amerikane në Pragë ka thënë përmes një postimi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë bashkë me aleaten, Republikën Çeke. Ne vlerësojmë veprimin e tyre të rëndësishëm, ashtu që Rusia të paguajë për veprimet e rrezikshme në tokën çeke”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …