Telekomi i Kosovës

Avokati, Besnik Berisha: Republika e Kosovës e ka fituar betejën në “Rastin Axos” për PTK-në

Avokati, Besnik Berisha përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se sot Kosova ka fituar betejën në arbitrazh ndaj kompanisë Axos për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Berisha ka thënë se me këtë rast kompania në fjalë do t’i paguajë Kosovës 2 milionë euro, transmeton

“Nje lajm fantastik per Republiken e Kosoves. Sapo u konfirmua qe Republika e Kosoves ka fituar teresisht betejen ligjore ne Arbitrazh, kunder Kompanise Axos GMBH, e cila kerkonte si demshperblim qindra miliona euro nga Republika e Kosoves, per anulimin e privatizimit te 75% te aksioneve te PTK-se. Me kete vendim, Axos GMBH detyrohet t’i paguaje Republikes se Kosoves 2 milion euro ne emer te shpenzimeve per perfaqesim dhe jo vetem. Si njeri nga ata qe ka besuar ne kete fitore dhe qe bashkarisht me ish kryeministrin Mustafa, ish ministrin Blerand Stavileci dhe koleget tjere te kabinetit te kryeministrit dhe ministrive respektive, kemi koordinuar te gjitha procedurat e mbrojtjes se interesave te Republikes se Kosoves dhe perzgjedhur perfaqesuesin tone ne Arbitrazh, jam jashtezakonisht i lumtur me kete epilog. Falenderim te gjitheve qe kane kontribuar”, ka shkruar Berisha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …