Reshjet e mëdha të shiut, shkaktuan dëme në kultura bujqësore, drejtori Burim Bajrami vizitoi fermerin Dërguti nga fshati Varosh

Reshjet e dendura të shiut ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëme evidente në kultura të ndryshme bujqësore. Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara, sot drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami vizitoi kultivuesin e perimeve Besnik Dërguti në fsharin Varosh. Dëmet në të mbjellat e fermerit Dërguti ishin evidente e për të cilat drejtori Bajrami u shpreh se do të vlerësohen këto dëme nga komisioni përkatës komunal si dhe do të kompensohen me mundësitë buxhetore komunale.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …