Brickos

“Me shnet 150” është moto e Javës së Shëndetësisë që do të mbahet në Ferizaj

Këtë të martë me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, ka filluar Java e Shëndetësisë me moton “Me shnet 1500” vjet , aktivitet ky që po mbahet në kuadër të shumë aktiviteteve për 150 vjetorin e themelimit të Ferizajt. Pas homazhe, në sheshin e qytetit në Ferizaj, ka filluar të bëhet edhe dhurimi vullnetar i gjakut për të gjithë qytetarët ferizajas. Pjesë e dhurimit të gjakut ishte edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, por edhe drejtues të QKMF-së dhe të gjitha institucioneve shëndetësore në Ferizaj. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajt gjatë dhurimit të gjakut ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak. Të pranishmeve me një fjalë rasti në këtë aktivitet ju është drejtuar edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Dr. Xheladin Reqica si dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini. Ndërsa sonte duke filluar nga ora 20:00 tek ish Instituti Rajonal i Shëndetit Publik do të hapet ekspozita me fotografi të Dr. Agim Bytyqit.

No photo description available.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …