Rexhep Selimi kërkon nga kryeministri Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive por të takohen me 25 shtator

Rexhep Selimi kërkon nga kryeministri Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive por të takohen me 25 shtator

Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një postimi i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive. “Le të mbahet mbledhja përbashkët e qeverive! Mbledhja e dy qeverive, të Shqipërisë dhe e Kosovës, në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Si drejtues i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tërhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator”, ka shkruar Selimi. Ai ka shtuar se më 28 shtator e presin në Kuvend që të raportojë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 27 mars 1999, dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin sulmuar vend-ndodhjen e Radios Kosova e Lirë

Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë 

Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e …