Labinot Dervishaj: Vdekjet e dyshimta, manipulimi me numra, trajtimi gabuar dhe efekti psikologjik gjatë pandemisë

Labinot Dervishaj: Vdekjet e dyshimta, manipulimi me numra dhe efektet psikologjike gjatë pandemisë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të raportojnë për vdekjet e dyshimta të familjarëve të tyre të cilat po etiketohen “me SARS CoV-2 pozitiv” post-mortum. Një përvojë të tillë të hidhur dhe të pa ndriçuar mirë e kam pasur edhe unë në familje, me vdekjen e dyshimtë të gjyshes time në Spitalin e Vushtrrisë. Madje kam qenë ndër të parët që e kam bërë virale një rast të tillë më plotë dyshime e më papërgjegjësi dhe indiferencë institucionale, më gjykime e perceptime shënjështruese nga personeli mjekësor ndaj pacientëve më sëmundje kronike dhe në moshë të shtyrë.

Për mua si qytetarë i këtij vendi në rënd të parë dhe në rënd të dytë si gazetar dhe psikolog këshillues është bërë obligim moral që ta them të vërtetën objektive të bazuar në fakte dhe prova konkrete. Prandaj tashmë nuk asnjë fije dyshimi se pas shumë vdekjeve të atribuara si “me COVID-19” fshihet një mal i tërë më dyshime.  Për me tepër manipulime ka edhe më numra të të infektuarve. Të bëjnë “pozitiv” pa qenë fare i infektuar, pa pasur asnjë simptomë klinike të gripit dhe në fund të shpallin “të shëruar’ më telefonatë!

Askush nuk mund ta mohojë se nuk ka virus sepse ai është i pranishëm dhe më këtë po përballet e gjithë bota, por se ka maniplume më këtë situatë, se ka prapavija të tjera pas kësaj, tashmë të gjithë kanë supozime të forta për këtë. Megjithatë është tepër e ultë, madje është krim të manipulosh më vdekjen e të tjerëve apo ta influencosh këtë proces të dhimbshëm të pacientet dhe t’i japësh konotacion tjetër fundit të jetës së njerëzve apo t’i bllokosh ata duke i etiketuar si të infektuar.

Nga mjekët e profesionistët e tjerë të shëndetësorë të cilat janë në vijën e parë të ballafaqimit më këtë pandemi mund të dëgjosh rrëfime të tmerrshme që të lenë shumë për të dëshiruar për shëndetësinë tonë kosovare. Pusin e pa fund në të cilin për dy dekada janë derdhur miliona, miliona por kurrë njëherë nuk është plotësisht funksional dhe në shërbim e trajtim human të pacientëve. Edhe ata (mjekët) e pranojnë së shumë gjëra në këtë kontekst janë duke shkuar gabimisht, madje prej gabimeve “profesionale” po vdesin njerëzit në duart e tyre, po vdesin në “duart shpëtimtare”.

Problemet fillojnë nga mungesa e respiratorëve, por edhe ata që janë nuk funksionojnë si duhet, e për më keq as mjekët nuk po dinë t’i përdorin ato. Ose i japin oksigjen të tepruar ose pamjaftueshëm, gjë që më automatizëm i dëmton mushkëritë e pacientëve dhe si pasojë e kësaj ato bllokohen madje reduktohet tërësisht transparenca pulmonare. Pastaj terapitë e tjera infuzive të cilat e çrregullojnë stabilitetin e trupit të njeriut më efekt anësor e rrisnin apo ulin parametrat vital të niveli arterial apo të sheqerit në gjak, yndyrës dhe komplikimeve të tjera.

Më gjithë këto peripecish e sfida qytetarët e Kosovës janë duke u përballur edhe me efekte psikologjike negative si rezultat e kësaj pandemie. Madje tani më ata kanë filluar të bëhen të pa disiplinuar ndaj masave anti-Covid të miratuara na institucionet shtetërore, ose thënë ndryshe janë mësuar të bashkëjetojnë më këtë te keqe disa prej tyre. E gjithë kjo po korrespondon nga ngutja e miratimit të ligjeve pa harmonizim, pa analizim të detajuar.

Në rrugë gjobitësh nëse nuk ke të vendosur maskë mbrojtëse qoftë edhe nëse je fare i vetëm kalimthi andej pari ose edhe në veturë. Ndërkohë në kafe je i rrethuar kokë më kokë, shpinë më shpinë, nga djathtas e majtas më njerëz pa maska, aty nuk të gjobit askush. Sipas kësaj logjike në rrugë je potencial i rrezikshëm apo i rrezikuar por jo edhe në kafe! E gjithë kjo po krijon stres, ankth dhe depresion të qytetarët, prandaj kemi shifra të larta të gjobave që u shqiptohen njerëzve në rrugë.

Së këndejmi sot njerëzit jetojnë me frikën, më pa sigurinë për të ardhmen për jetën e tyre dhe të afërmve. Jetojnë në konceptimin “sot për nesër” sepse askush nuk mund ta dijë epilogun apo rrjedhën e të ardhmes së afërt. Jeta është bërë aq e pa sigurt sa që njerëzit më parë pranojnë të vdesin në shtëpi sesa të shkojnë të kërkojnë ndihmë në spitale. Pashpresa dhe pafuqia për të shpresuar dhe menduar po pozitivisht është rezultat i rrjedhave dhe zhvillimeve të turbullta në secilën ditë të këtyre gjashtë muajve në përballje më këtë pandemi.

Çdo e keqe e madhe ndërtohet mbi shumë të këqija më të vogla sikur kalaja që bëhet gurë mbi gurë, një prej këtyre të këqijave është transformimi i tërësishëm i mendimeve, sjelljeve dhe raporteve ndër-njerëzore në këtë kohë. Nëse rezulton i infektuar dhe këtë gjë e bënë publike, ti me pas do të jesh i paragjykuar, i diferencuar dhe stigmatizuar nga rrethi, tek disa më të drejt por tek disa në mënyrë obsesive.

Mandej perceptimi për jetën tani është së asgjë nuk do të kthehet kurrë në normalitet dhe se duhet të mësohemi të jetojmë më këtë realitetit të ri aspak të dëshiruar. Duke filluar nga mënyra e përshëndetjes, reduktimi i vizitave në mes të afërmve, mos marrja pjesë në aktivitetet kulturore, fetare si dhe ato mortore.

Ankthin dhe stresin e akumuluar e nxjerrin përtej limitit maksimal që mund ta përballoj njeriu normal e shtona akoma më shumë paralajmërimi për një valë të dytë të përhapjes së virusit e cila pa dyshim se do t’i rriste vdekjet dhe të infektuarit. Aq më tepër ky rrezik është kur kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe kur janë hapur shkollat. Prandaj duhet ndërgjegjësim dhe kujdes gjithëkombëtar. Duhet të reflektojmë ne qytetarët, familjet tona, fëmijët tonë dhe po se po institucionet të cilat jetën e njerëzve duhet ta cilësojnë si të shtrenjtë dhe ta trajtojnë në mënyrë të dinjitetshme.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …