Rikthehen kolonat e gjata në dalje të Kosovës, bashkatdhetarët presin deri në shtatë orë në pikat kufitare

Rikthehen kolonat e gjata në dalje të Kosovës, bashkatdhetarët presin deri në shtatë orë në pikat kufitare

Bashkatdhetarët, të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, janë duke u përballur me pritje dhe kolona të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë. Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (ora 18:39), kolonat më të gjata janë krijuar në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku qytetarët po presin deri në shtatë orë, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike. Situatë po thuajse e ngjashme me Merdar është edhe në vendkalimin kufitar Jarinje, dalja nga Kosova përmes kësaj pike zgjatë rreth tri orë. Kurse në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët janë duke pritur deri në dy orë për të dalë nga Kosova, kurse kolonat janë deri në 3500 metra.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …