Il Generale Ristuccia, comandante del Contingente in Iraq inquadrato nell'Operazione Prima Parthica, Erbil, 1 novembre 2016. ANSA/CLAUDIO ACCOGLI

Ristuccia: KFOR-i nuk është çadër ku mund të strehohesh pas veprimeve të njëanshme

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit, Albin Kurti. Duke folur për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës, ai ka thënë se KFOR-i nuk është çadër ku mund të strehohesh pas veprimeve të njëanshme. Gjatë intervistës së dhenë për gazetën italiane “Korriere” ai ka thënë se ndërhyrja e KFOR=it është bërë për ta shmangur një tragjedi. “Para së gjithash, vendimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të pa njohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e kundërta të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë së Prishtinës ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi” ka vlerësuar mes tjerash komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …