RKL: Edhe “Reporterët pa kufij”, i bashkohen BE-së me përpjekje për ta diskredituar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban

RKL: Edhe “Reporterët pa kufij”, i bashkohen BE-së me përpjekje për ta diskredituar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban

Për shkak të kundërshtimit  që i ka bërë komunitetit LGBT  dhe kundërshtimit të hapur të rrënimit të vlerave tradicionale fetare, kombëtare e njerëzore,  edhe Organizata e  ashtuquajtur e Reporterëve pa Kufij e përfshiu kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në listën e saj vjetore të  personaliteteve që i konsideron armiqve të lirisë së shtypit.

Sipas Reporterëve pa Kufij, shtypi rajonal i Hungarisë ka qenë plotësisht në pronësi të sipërmarrësve që janë miq me Orbanin, që nga vera e vitit 2017. “Në vjeshtën e vitit 2018, gati 500 kompani mediatike pro-qeveritare janë bashkuar në një kompani, për të koordinuar mbulimin e tyre”, thanë Reporterët pa Kufij.  Në Indeksin e Lirisë së Shtypit, të përpiluar nga Reporterët pa Kufij këtë vit, Hungaria është renditur e 92-ta në mesin e 180 vendeve.

Sulmi kundër kryeministrit të  Hungarisë, Viktor Orban ka për qëllim që ai të detyrohet të iu nënshtrohet normave jo morale të një segmenti dominues në Bashkimin Evropian.

Ditë më parë, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se kritikat e Holandës ndaj vendit të tij, për një ligj të ri rreth të drejtave të komunitetit LGBT rrjedhin nga një supremaci morale e rrënjosur në të kaluarën kolonialiste. Liderët e BE-së, sidomos ata nga Holanda, vend nga ku burojnë perversitetet, javën e kaluar e sfiduan kryeministrin hungarez rreth një ligji të ri, i cili ua ndalon shkollave në Hungari që të përdorin materiale që cilësohen si promovim i homoseksualizmit dhe ndryshimit të gjinisë. Disa kryeministra të  vendeve të BE-së patën kritika të ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj Hungarisë për ligjin e ri rreth LGBT-së. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ishte më i rrepti, duke i thënë homologut hungarez që t’i respektojë të drejtat e komunitetit LGBT ose të largohet nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …