RKL

RKL: Feston Beogradi zyrtar, mbetjet shqipfolëse e zagarët e Serbisë në Kosovë

Sot po festohet në Beograd dhe të njëjtën po e bëjnë edhe jugo mediet në Kosovë,  sidomos  liderja për sharje e fyerje të UÇK-së, Bota sot, pastaj Koha Ditore, Insajder Kosovo, indexkosovo, Telegraf, Tv-10  TV-Dukagjini e të tjera.

Arsyet pse sot në Beograd festojnë Vuçiqi e Daciqi, kreu i Kishë Serbe, Shesheli dhe shumë kriminelë shqiptarë-vrasës, kudo në Serbi janë të njohura. Ata arritën që përmes pjellës së vetë në Kosovë, agjentëve  të të gjitha formacioneve, dëshmitarëve të instruktuar të sajojnë dosje, mbi të cilat u themelua  edhe Gjykata raciste e fashiste e Hagës. Bazë për themelimin e kësaj gjykate ishin edhe  hartimet e dosjeve në muajt e parë pas luftës të një segmenti të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Eqrem Kryeziun e zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie, ( dihen emrat e të gjithëve dhe shifra kalon mbi 150 prej tyre), të cilët bashkëpunuan me hetuesit e UNMIK-ut e më vonë të EULEX-it, në sajimin e këtyre dosjeve, të cilat Ministria e Drejtësisë e kohës së Milosheviqit edhe i kishte publikuar në një dosje rreth 12.000 faqe.

Sot i japin vetes të  drejtë të festojnë shqipfolësit, argatët e Vuçiqit e të Daçiqit, sepse më në fund arritën që ta dërgojnë në Hagë, personalitetin numër një të luftës së UÇK-së, dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe sa për fillim edhe Rexhep Selimin e Kadri Veselin, të cilët shprehen të lehtësuar se policia me përbërje  sllavo-evropiane e EULEX-it, nuk i bastisi ashtu sikur bëri me ish dhe tani zëdhënësin e përhershëm  dhe më besnik të luftës dhe të pavarësisë së Kosovës, Jakup Krasniqi,

Sot barabar me Vuqiqin, Daçiqin, Sheshelin, Ojdaniqin, Shainoviqin, Llazanskin, Gjuriqin, Vulinin, dhe më shumë se 12.000 kriminelët  e njohur në Serbi,   festojnë: Veton Surroi, Flaka Surroi, Asdren Rrahmani, Behlul Beqaj, Majlinda Bregasi, Parim Olluri, Vehbi Kajtazi, Agim Idrizi, Adriatik Kelmendi, Shkëlzen Gashi, Gani Mehmetaj, Faton Mehmeti, Bajrush Morina, Avni Bytyqi i “Bota Sot”, Naim Miftari, Nazim Bllaca, Berat Buzhala, Vjosa Osmani, Fatmire Kollçaku, Fetah Rudi, Jakup Kastrati, Cen Desku, Fazli Hajdaraj, Jusuf Buxhovi,  Drita Millaku, Haki Abazi, Binak Maxharraj, Rron Gjinovci, Jeton Neziraj, Agim Sopi, Jeta Xhaurri, Fitore Pacolli, Ilir Deda, Ilaz Hysiqi, Skënder Zogaj, Eqerem Kryeziu,  e shumë të tjerë. Natyrisht se këta dhe rodi i tillë janë ende të zënë me luftën kundër UÇK-së, me komandantët që i quajnë kara-komandantë, me kreun e luftës,  që e quajnë bandë kriminelësh enveristë, me veteranët e UÇK-së, që i quajnë njerëz të manipuluar, vrasës dhe hajna që kanë shkrepur një plumb kundër  Serbisë e pastaj kanë ikur...

Gjykata  Speciale kundër UÇK-së, ka shumë  vjet që po heton  dhe po merret në mënyrë intensive me gjoja krimet,  që kanë kryer luftëtarët e UÇK-së, gjatë dhe pas luftës  në Kosovë, duke i marrë në pyetje qindra të dyshuar dhe dëshmitarë, për disa dhjetëra të vrarë serbë dhe kolaboracionistë shqiptarë,  në vitet 1998-2000.

Duke qenë gjykatë raciste dhe në themel antishqiptare, hetuesit, gjyqtarët e porotët e kësaj gjykate nuk e kthejnë fare kokën nga Beogradi, nga Serbia ende tokë e mbushur me eshtra. Jo rastësisht, ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, i vrarë nga bandat kriminale shtetërore, që sot janë në pushtet, në Beograd,  kishte thënë se Serbia është një shtet ku sa herë që të mihësh tokën, do ta nxjerrësh një kafkë.Gjykatës Speciale, por as shpirtshiturve dhe zagarëve  që lehin UÇK-në, nuk iu bën përshtypje fare masakrimi i rreth 1000 shqiptarëve dhe mbulimi në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë, as humbja pa gjurmëve e rreth 1.600 qytetarëve të Kosovës, të cilët edhe tani gati 22 vjet pas mbarimit të luftës, konsiderohen të zhdukur.

Po ashtu bastardëve, zagarëve as Gjykatës Speciale  nuk u bën përshtypje deklarata raciste e ministrit të Jashtëm serb, tani kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq i cili kërcënon serbët, të cilët po i zbulojnë varrezat masive  të shqiptarëve, në Serbi.

Haga dhe llapaqenet shqipfolës, nuk e kanë hallin e vrasjes dhe masakrimit të rreth 13.ooo shqiptarëve nga regjimi i Milosheviqit, gjatë kohës së luftës, rënies së afër 2500 dëshmorëve, plagëve trupore të rreth 4000 invalidëve të luftës së UÇK-së, por u intereson se kush i vrau 87 shqiptarë, serbë, romë boshnjakë gjatë luftës. Aty është hedhur shigjeta e tyre me helm e me temjan të Kishës serbe. Nuk janë me rëndësi 15.000 mijë por 87, nga të cilët gjysma janë të gjallë, por dokumentet e kohës së regjimit të Milosheviqit i trajtojnë  të vdekur dhe Gjykata Speciale i pranon  si të tillë.

Duke folur për krimet kundër shqiptarëve në Kosovë dhe varrezat masive në Serbi, ish-kryetari i Parlamentit të Vojvodinës njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate, Nenad Çanak, ka ripërsëritur  ekzistimin e 16 varrezave masive me trupa shqiptarësh në Serbi, për të cilat, shumë vjet më parë  ishte marrë vendim që të mos flitej publikisht. Ministri i Policisë, Dushko Mihajlloviq, asokohe kishte deklaruar se kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur kam parë se çfarë kemi gjetur aty, duhet ta ndaj këtë me ju, dhe të merremi vesh se çfarë duhet bërë me gjithë këtë? U paraqita për të folur, dhe i thashë se nuk e kuptoja pyetjen. Kjo ka qenë shpejt pas 5 tetorit, mbase janari a shkurti. “Çka të bëjmë me gjithë këtë”, i thashë, nuk po e kuptoj pyetjen. Nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish-regjimit, por që t’i zbulojmë nesër, në një  konferencë për shtyp, t’i marrim me vete gazetarët prej një lokacioni në tjetrin që të bëhen xhirime e që më pas të vendosim se çfarë do të bëjmë.

Atëherë, ish kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, i cili përherë është mbajtur i rezervuar se nuk kishte qejf ta impononte mendimin e tij, ani që ka pasur peshë të madhe. Tha: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet, ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. Atëherë e kuptova se e kishim një problem të brendshëm serioz”, kishte thënë Çanak, njofton televizioni publik i Serbisë.

Edhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq, duke folur për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi, ka thënë se ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq kishte kërkuar që “të hetohej pa zhurmë, që të fitonte kohë për të kuptuar se çfarë të bëhej. “Fjalët si: ‘nuk është e vërtetë, se është kurdisje se po kërkojnë konflikt me ushtrinë e policinë, Koshtunica e di se kjo s’është e vërtetë’. Prandaj edhe Dushko pyet ‘çfarë të bëj? E kam lëndën e mbyllur, sepse gjykatësi thotë ‘janë do kurdë’”, ka thënë ai, duke iu referuar ministrit të atëhershëm të Policisë, Dushko Mihajloviqit. E aty, si ka thënë ai, “na u lidhën të gjitha vrasjet tjera”. “Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh shqiptarë në Batajnicë dhe se do t’i digjnin me trarë dhe me njëfarë vaji e që më pas do të mbuloheshin krejt me dhe, për më tepër në bazën e Njësisë Speciale Anti-terroriste që e kemi pasur për krenari të kombit e të Shtetit.

Kjo është vetëm njëra ndër faqet e zeza të tmerrshme e monstruoze që ka kryer regjimi serb i kohës së Milosheviqit, pjesë e të cilit kanë qenë kryetari aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe zëdhënësi më besnik i regjimit, krimineli,  Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme.

As këto raste nuk u interesojnë sojit të bastardëve shqipfolës, natyrisht dhe asnjë autoriteti të Gjykatës Speciale, sepse është marrë vendim që lufta e UÇK-së të goditet, për shkak se ia kishte kryer pushkën regjimit të Millosheviqit dhe ai kishte qenë “i detyruar” të mbrohej, ta mbronte rendin kushtetues dhe shtetin, andaj edhe kishte kryer masakra masive kundër shqiptarëve, për t u dhënë një mësim historik dhe për t i nënshtruar përgjithmonë, apo për t i dëbuar nga Shteti të cilin ata nuk e pranonin si të tyre. Ata që e pranuan regjimin, me të cilin edhe zhvillonin  negociata, nuk i preku askush. Ata rrinin urtë e butë, andaj shpëtuan…

Sot ndihen të mjerë edhe ata shqiptarë, “të gjinisë asnjëjëse” poltike apo ideologjike, të cilët nuk marrin guxim ta mbrojnë të vërtetën dhe të drejtën e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …