RKL: Kush po kërkon të dënohen të gjithë luftëtarët e lirisë, edhe pse janë dënuar me mijëra

Asnjë vend në botë, asnjë qytetërim i botës nuk e lavdëron dhe nuk e mëshiron tradhtarin e interesave të kombit, të fesë apo ideologjisë së caktuar. Kosova dhe shqiptarët nuk bëjnë përjashtim në këtë segment qytetërues, njerëzor. Përjashtim kanë bërë dhe bëjnë apatridët, shpirtshiturit, tradhtarët, mercenarët, shpifarakët, derbedenët, hajnat e kopukët, të cilët në Kosovë kanë gjetur  shesh anarkik  dhe bëjnë përshesh serbian. Por edhe ky përshesh do t’ u ngelë  në fyt ashtu sikur u ka ngelur  prindërve, madje edhe gjysh-stërgjyshërve të tyre, që nga fara e Ballaban Pashës, e deri te Ali Shukria, Rrahman Morina dhe klasa vasale, porserbe e prosllave, shqipfolëse…


 


Një, Nora Ahmeti, drejtoresha e një OJQ-je mercenare, e ashtuquajtur Qendër për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, në Prishtinë,  konsideron se “krimet UÇK-së duhet të zbulohen dhe kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar”. (!)


Në një deklaratë për Agjencinë turke “Anadolu”, kjo grua thotë se  ka hulumtuar krimet e luftës në Kosovë dhe në rajon dhe konsideron se vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale vjen si pasojë e punës jo të mirë të gjyqeve, dhe na mëson  se detyra e gjyqeve është që të dëshmojnë të vërtetën. Ajo anashkalon  faktin se gjykatat e huaja të UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë dënuar arbitrarisht rreth 1000 ish-pjesëtarë të UÇK-së, kanë dënuar dhjetëra komandantë të luftës dhe Qeveritë e derisotme kanë lënë në mëshirë të kohës mijëra veteranë e invalidë. Kjo i duket fare pak kësaj gruaje, e cila vajton fatin e ndonjë serbi të vrarë pas lufte, në rrethana të pandriçuara, ashtu sikur i kishte vajtuar Veton Surroi a4 serbët e Grackës së Lypjanit, në gusht të vitit 1999, edhe pse më vonë u zbulua se ata i kishte likuiduar Shërbimi Sekrer i Serbisë, meqë 8 prej tyre kishin qenë pjesëtarë të MUP-it të njohur pë krime e masakra montruoze kundër shqiptarëve në Hallaq, Sllovi, Reçak e në vende të tjera të Kosovës.


 


Në konstatimet e “Norkës” anashkalohen në tërësi  krimet e regjimit serb, fshihen qindra masakra e mijëra dhunime “të motrave” të saj, nëse ajo i konsideron motra dhe nëse vetë nuk ka qenë e dhunuar nga kriminelët apo pobratimët e kumbarët serbë. Ajo kërkon që të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së të dënohen, sepse sipas logjikës së saj apatride dhe antikombëtare, lufta e UÇK-së nuk paska qenë dashur të ndodhte. 


 


Pasi Kuvendi i Kosovës i shantazhuar arbitrarisht  nga autoritetet e BE-së  ka miratuar me shumicë votash hapjen e rrugës për krijimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, pjella titiste e rankoviçiste në Kosovë po del në sipërfaqe, në përpjekje për t’i kontribuar sa më shumë Beogradit, (i cili i ka financuar dhe financon me shuma parash),  në diskreditimin e luftës çlirimtare. Mediet e portalet kontroverse dhe manipulantë të Kosovës, dështakët e profesionit të gazetarit, pa asnjë pikë nderi, etike,  dinjiteti e ndërgjegje për t’i shërbyer kombit, kanë filluar të publikojnë edhe lista me emra të komandantëve të UÇK-së, për të cilët pretendohet se kanë kryer krime lufte, duke vrarë shërbëtorë shqipfolës të kriminelit Milosheviq.


 


Këta gazetarucë nuk kanë guxim të nxjerrin në faqen e turpit asnjë dëshmitarë shqipfolës të mbrojtur të EULEX-it e tash të Gjykatës Speciale, jo se nuk i dinë emrat e mbiemrat e tyre, të kolegëve e kolegeve të tyre, por sepse shumë nga ky soj kanë ngrënë turpin përzier me gjellën e djallit dhe kanë bashkëpunuar e bashkëpunojnë me hetuesit ndërkombëtarë.


 


Zonja e Qendrës së zezë për të ashtuquajturin Hulumtim, Dokumentim e Publikim të krimeve të luftës së UÇK-së, doemos se ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Gjykatën dhe gjykatat. Kjo është e drejta e saj për të hulumtuar e për të folur, por askush dhe as kjo,  nuk ka të drejtë të paragjykojë krime të luftës nga UÇK-ja, sepse vrasja e kolaboracionistëve në luftë, vrasja e njerëzve nga kolona e pestë, vrasja e atyre shqipfolësve që kanë qenë pjesë e MUP-t të Serbisë, pjesë e OZN-së UDB-së  në luftë dhe në paqe,  nuk mund të konsiderohet si krim lufte, por vetëm luftë kundër armikur dhe bashkëpunëtorëve të tij.


 


Asnjë vend në botë, asnjë qytetërim i botës nuk e lavdëron dhe nuk e mëshiron tradhtarin e interesave të kombit, të fesë apo ideologjisë të caktuar. Kosova dhe shqiptarët nuk bëjnë përjashtim në këtë segment qytetërues, njerëzor. Përjashtim kanë bërë dhe bëjnë apatridët, shpirtshiturit, tradhtarët, mercenarët, shpifarakët, derbedenët, hajnat e kopukët, kopuket,  të cilët në Kosovë kanë gjetur  shesh anarkik  dhe bëjnë përshesh serbian. Por edhe ky përshesh do t’ u mbetet në fyt ashtu sikur u ka ngelur  prindërve të disa prej tyre, madje edhe gjysh-stërgjyshërve të tyre,  që nga fara e Ballaban Pashës, e deri te Ali Shukria, Rrahman Morina dhe klasa vasale, porserbe e prosllave, shqipfolëse.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …