RKL

RKL: Lajçaku thotë se Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël, ajo duhet të ndryshohet pasi këtë e kërkon BE-ja dhe Serbia

Bashkimi Evropian, qysh prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, ka bërë dhe po bën përpjekje sistematike për ta dëmtuar Shtetin e Kosovës, të cilin edhe nuk e njeh, për shkak se pavarësinë e vendit tonë nuk e pranojnë Serbia dhe pesë shtete të anëtarësuara në BE sikur janë, Sllovakia e sllovakut, Lajçak, emisar i BE-së në dialogun Kosovës Serbi,  Spanja e  shefit të  BE-së, Jozef Borell, pastaj Rumania, Greqia dhe Qiproja greke. Pikërisht për këtë qëllim BE-ja kishte dërguar në Kosovë, Misionin policor të quajtur EULEX, që kishte për qëllim ta dëmtonte imazhin e Shtetit të Kosovës, duke arrestuar dhe dënuar ish eprorë dhe ushtarë të UÇK-së me qëllim që ta dëmtonte bazamentin e Pavarësisë, luftën fitimtare të UÇK-së.

Autoritetet e mefshta vendore të Kosovës,  edhe pse e dinin qëllimin e BE-së, pranuan detyrimisht misionin, disa e pranuan edhe duar hapur. Edhe pse misioni kishte mandat të caktuar, ai vazhdoi punën përkundër ligjeve, duke mos përfillur kushtetutën e vendit dhe as ligjet e Qeverisë, e cila asnjëherë nuk pati guxim, t’ i thotë hapur se mandati  zyrtar i ka përfunduar, përkundrazi e kanë arsyetuar me lehtësi shtyrjen pa kufi të mandatit të EULEX-it.

Prej kohës kur sllavo-sllovaku, Lajçak ka marrë detyrën e emisarit të BE-së,  është hetuar hapur qëndrimi i tij kundër pavarësisë  së Kosovës dhe përpjekjet që ka bërë dhe po bën,  me qëllim që vendi ynë të dëmtohet në bisedimet me Serbinë, meqë Beogradi zyrtar kërkon që veriu i Kosovës edhe “de iure” të i jepet Serbisë, pasi  ‘de facto” prej 14 qershorit të vitit 1999, forca ushtarake e Francës në kuadër të KFOR-it e kishte ndarë veriun, me një kufi të vendosur mbi lumin Ibër, në Mitrovicë. Dhe prej asaj kohe ka filluar edhe spastrimi i  dhunshëm etnik i shqiptarëve vendës si ai i vitit 2000 dhe shpërngulja në qetësi e tyre nga atë pjesë të vendit, nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe të UNMIK-ut. Gjatë këtyre 20 viteve zyrtarët e Kosovës as edhe njëherë  nuk kanë guxuar ta vizitojnë atë pjesë, përveç në raste kur janë ftuar nga KFOR- dhe UNMKIK-u, apo kur ndokush ilegalisht ka katapultuar për qëllime politike.

Duke parë se Qeveria e Kosovës, nuk mund të vendos ta shkel Kushtetutën e vendit, lidhur me Asociacionin e komunave serbe, emisari proserb i BE-së, Lajçak i hoqi petën lakrorit. Ai më në fund e tha troç, pa turp, pa njerëzi, në mënyrë cinike dhe antishqiptare, e tha hapur,  ndërrojeni Kushtetutën se ajo tekefundit, nuk është Bibël.

Këtë kërkesë mujshare e antishqiptare,  Lajçaku nuk e ka thënë vetëm si sllovak, as si trup e gjak racor i serbëve, por këtë e ka kërkuar në emër  të BE-së, e cila ia ka besuar rolin e emisarit, të ndërmjetësit, apo të “lehtësuesit” sikur i thonë me eufemizëm zyrtarët tanë pacifistë, që kanë negociuar me Serbinë, në Bruksel.

Lajçak,  po ashtu e ka mbështetur hapur qëndrimin e kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili në vazhdimësi ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje kurrfarë as përfundimtare pa kompromis, pa një “pazar politik”, në të cilin edhe Serbia duhet ta fitojë pjesën e saj dhe kurrsesi nuk do të pranojë që Kosova t i fitojë të gjitha.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …