Ish-ambasadori i Holandës në vendi tonë, Robert Bosh ka uruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vendin tonë dhe ka uruar që pas tyre, të krijohen institucione të qëndrueshme. Ai ka uruar po ashtu që pas këtyre zgjedhjeve, Kosova ta ketë një Kuvend që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. “Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” ka shkruar në adresën e tij elektronike, facebook, ish ambasadori i Holandës në vendi tonë, Robert Bosh.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
