Rohan

Rohan, propozon modelin e dy gjermanive, i cili në të ardhmen parasheh bashkimin e Kosovës me Serbinë

Diplomati austriak, Albert Rohan tha se pavarësia e Kosova është fakt i padiskutueshëm dhe se Serbia e Rusia duhet të pajtohen me këtë realitet. Në një intervistë, të cilën e transmeton “Autonomija. Info” e Vojvodinës, ai deklaroi se pret që Beogradi e Prishtina të vazhdojnë bisedimet “meqë nuk ka asnjë alternativë tjetër të këtij procesi. Sipas Rohanit modeli i marrëveshjes midis dy Gjermanive nga vit 1971 do të ishte më i pranueshëm për të dy palët. Në bazë të kësaj marrëveshje, rikujtoi ai, Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore njohën njëra tjetrën si shtete sovrane, hapën përfaqësi të përhershme diplomatike të ndërsjella, pa marrëdhënie formale diplomatike në nivel ambasadorësh. Po ashtu në bazë të saj vendeve të tjera iu hapën dyert për njohje të këtyre vendeve, ndërsa më 1973 u bënë anëtare të OKB-së. Kosova ka bërë koncesione të mëdha duke pranuar Planin e Ahtisarit, Serbia deri tash nuk ka bërë kurrfarë koncesionesh ka thënë Rohan, i cili duke folur për modelin gjerman, parasheh që në një të ardhme Kosova të bashkohet me Serbinë, ashtu sikur janë bashkuar dy gjermanitë.  Ky diplomat gjerman, kërkon edhe kompromise të tjera nga Kosova, i mësuar me faktin se politikanët e Kosovës sa herë shtrydhën pranojnë çdo lloj kompromisi, kur është fjala për të qëndruar në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …