Rrahman Rama: Largimi i pjesëtarëve serbë të FSK-së nuk do të këtë ndikim në transformimin në ushtri

Rrahman Rama: Largimi i pjesëtarëve serbë të FSK-së nuk do të këtë ndikim në transformimin në ushtri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka shprehur shqetësim me rastin e largimit të mbi 40 pjesëtarëve serbë nga kjo forcë. Megjithatë, ai ka thënë se largimi i pjesëtarëve serbë nuk do të ketë ndikim në transformimin e FSK-së. Rama ka treguar se ka të interesuar të tjerë dhe shumë shpejt do të plotësohet numri i të dorëhequrve. Ai ka thënë se sipas procedurave, këta pjesëtarë duhet të presin nga një deri në gjashtë muaj derisa t’u miratohet kërkesa e njëanshme për largim. Rama ka bërë të ditur se të gjithë ata që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e FSK-së, do t’u shkëputet kontrata bzazuar në kodin disiplinor. Ai ka deklaruar se FSK-ja do të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirëse dhe e gatshme për ta kryer misionin e vet.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …