Thaçi: Avramopoulos e konfirmoi se Kosova dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin

Thaçi: Avramopoulos e konfirmoi se Kosova më të drejt pret lajme të mira për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i ka konfirmuar se së shpejti do të vijnë lajme të mira për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës. Thaçi ka shkruar se Kosova meriton të hyjë në zonën Shengen.

“Edhe Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos më konfirmoi se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë. Qytetarët e Kosovës me padurim presin që ky proces të përmbyllet, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kosova meriton të bëhet pjesë e mobilitetit në Evropë”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …