Rregullohet ndriçimi edhe në tri fshatra të Malishevës

Komuna e Malishevës është duke e realizuar një prej projekteve më të kërkuara nga ana e banorëve, atë të rregullimit të ndriçimit publik nëpër vendbanimet e saj. Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit edhe në tri fshatra, në Bubavec, Mleqan dhe në pjesën më të madhe të Turjakës. Rregullimin e ndriçimit në këto fshatra e kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë ndarë të kënaqur me realizimin e deritanishëm të këtij projekti. Po ashtu, Berisha e Kastrati janë takuar edhe banorët të cilët gjatë inspektimit ishin duke ecur rrugëve tashmë të ndriçuara. “Realizimi i projektit është duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë dhe janë duke u zbatuar kriteret e projektit. Po ashtu edhe banorët e këtyre vendbanimeve, janë të kënaqur me rregullimin e ndriçimit, pasi kjo ju mundëson lëvizje të lirë, por mbi të gjitha edhe ju krijon siguri”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në Turjakë dhe Bubavec.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …