Rreshter Berat Babaj shpallet nënoficeri më i mire ndërkombëtar, ndërsa Shumëzim Karaqica ushtar i klasit të parë

Berat Babaj shpallet nënoficeri më i mirë ndërkombëtar, ndërsa Shumëzim Karaqica ushtar i klasit të parë

Gara e “Luftëtarit më të mirë” e organizuar nga Komanda Regjionale e Lindjes në kampin Bondsteel, nga data 19-21 Prill 2021 ka bërë bashkë ushtarakët që shërbejnë në Kosovë. Me gjithë sfidat dhe vështirësitë që kaluan në garë dy ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës arritën të radhitën të parët në kategorinë ndërkombëtare. Nënoficeri më i mire ndërkombëtar u shpall rreshter Berat Babaj, ndërsa çmimi i ushtarit më të mirë ndërkombëtar shkoi për ushtarin e klasit të parë Shumëzim Karaqica. Gara e realizuar përveç që kishte një konkurrencë të lartë ishte edhe mjaft sfiduese, pjesëmarrësit i’u nënshtruan një seri testesh në fusha të ndryshme: testi fizik, kualifikimi dhe gjuajtja me armë të gjata dhe të shkurta, navigimi tokësor, trajtimi i të lënduarve në fushëbetejë, radio komunikimi, testimi me shkrim, Programi special i ushtrisë ,Testi i njohurive të përgjithshme ushtarake, Intervista, Çmontimi dhe montimi i armeve të kombinuara dhe Marshimi me ngarkese. Me rezultatet e arritura në këtë garë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dëshmuan edhe njëherë përgatitjen profesionale dhe disiplinën që i karakterizon në realizimin e misionit dhe detyrave.

Rreshter Berat Babaj shpallet nënoficeri më i mire ndërkombëtar, ndërsa Shumëzim Karaqica ushtar i klasit të parë

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …