Ministria e Shëndetësisë është duke e bërë plotësim-ndryshimin e Projektligjin për Sigurime Shëndetësore

300 infermierë dhe mbi 150 mjekë e kanë lëshuar Kosovën gjatë këtij viti për të migruar në vendet e BE-së

Vit pas viti qindra mjekë e infermierë lëshojnë Kosovën dhe kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani. Kushtet jo të mira të punës, mungesa e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore vlerësohen të jenë arsyet që po shtyjnë mjekët të ikin nga vendi. Rreth 300 infermierë dhe mbi 150 mjekë vlerësohet se kanë lëshuar Kosovën gjatë këtij viti, për shkak se kanë gjetur punë në shtetet e Bashkimit Evropian. As rritja e pagave nuk po i ndalon ata që edhe më tej të kërkojnë punë jashtë Kosovës. Ndërkohë, edhe pse në institucionet publike shëndetësore në vend shprehet nevoja për rekrutimin e stafit të ri, një numër i madh i mjekëve vazhdon edhe më tej të jetë i papunë. Mos ofrimi i mundësisë për të gjetur një punë edhe këta po i shtyn të drejtohen drejt shteteve tjera. Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë i Kosovës, Blerim Syla, ka thënë  se mungesa e perspektivës në vend dhe mosgjetja e punës ka shtyrë shumë mjekë të largohen nga vendi./Z/

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …