RRETH 430 MIJË EURO PËR PROJEKTET RRUGORE TË KAÇANIKUT

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu të martën priti në takim kryetarin e komunës së  Kaçanikut Besim Ilazi, me ç’rast nënshkruan memorandumet dhe anekset që kapin vlerën e 429,180 euro.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve do të realizohen këto projekte rrugore:

  1. Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut, në vlerë prej 151,741 euro.

  2. Asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj, Rezhancë-Dullovi të Kacanikut, në vlerë prej 214,355 euro.

  3. Asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 63,084 euro.

Zëvendësministri Kadriu dhe kryetari Ilazi, biseduan edhe për rrjedhën e realizimit të projekteve aktuale në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …