Rrjeti i Grave të Kosovës

RRGK bën thirrje: Votoni për më shumë gra në Kuvend

Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur takim koordinues me organizatat anëtare dhe vullnetarët që janë pjesë e fushatës “Voto për më shumë gra në parlament”. Rreth 200 vullnetarë për pesë ditë (25-29 shtator) do të bisedojnë me qytetarë duke shkuar derë më derë në mbi 15 komuna të Kosovës, përfshirë komunat serbe, për të diskutuar me gratë dhe burrat votues mbi rëndësinë e votimit të më shumë grave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 6 tetor 2019. Këto aktivitete janë vazhdimësi e vizitave që RrGK tashmë ka bërë në disa qytete. Përmes këtyre vizitave, përfaqësuese të organizatave anëtare të RrGK-së u kanë shpërndarë qytetarëve broshura, dhe kanë bashkëbiseduar me ta për rëndësinë e zgjedhjes së më shumë grave në parlament. Në fillim të këtij takimi, Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK-së ka njoftuar të pranishmit se përmes kësaj fushate po kërkohet barazi për përfaqësim në parlament.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …