Brickos

Ministria e Financave, as në muajin e gjashtë të vitit, nuk ia ka alokuar buxhetin komunës së Malishevës, për investime kapitale

Rritje e ndjeshme e shumës së të hollave që mërgimtarët i kanë dërguar dhe sjell në Kosovë

Këtë vit, është shënuar rekord në rritjen e shumës së të hollave që mërgimtarët i kanë dërguar dhe sjell në Kosovë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) mbi dërgesat nga jashtë, mësohet se nga muaji janar deri në korrik 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, diaspora jonë ka dërguar 81 milion e 5 qind mijë euro më shumë. Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit maj me 126 milion e 6 qind mijë euro nga totali prej afër 752 milionë euro. “Vlera e remitencave të pranuara në tremujorin e parë të 2023-së kanë shënuar rritje prej 12.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Struktura e remitencave sipas shteteve mbetet e pa ndryshuar: Gjermania që ka një pjesëmarrje prej 38.8 për qind të remitencave të dërguara, ndjekur nga Zvicra me 17.2 për qind dhe SHBA-ja me 7.6 për qind”, vijon raporti “Vlerësimi tremujor i ekonomisë, tremujori i parë 2023“, thuhet në mes tjerash në Raportin e Bankës Qendrore të Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …