Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ka kërkuar të formohet sa më parë Qeveria

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ka shfaqur shqetësimin për moskrijimin e deritashëm të institucioneve qendrore të Kosovës dhe ka kërkuar të formohet sa më parë Qeveria. Naim Dedushaj nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ka vlerësuar se mungesa e institucioneve të Kosovës padyshim që do të ndikojë negativisht, jo vetëm te investimet e diasporës, por edhe te afaristët dhe njerëzit e tjerë të huaj që kanë shprehur gatishmëri për të investuar në Kosovë. “Çdo mosfunksionim i shtetit të Kosovës ndikon në imazhin e vendit. Në investimet ku njerëzit kanë menduar të investojnë në Kosovë ndikon shumë negativisht. Prandaj, Kosova nuk e ka atë luks t’i bëjë ato gjëra, por të ulen dhe të punojnë për vendin, ashtu siç i kanë votuar qytetarët” ka porositur Naim Dedushaj nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …