Berat Rukiqi

Rukiqi: Kryeministri Kurti është më i mbyllur për të parë nga afër problemet në të cilat kalojnë bizneset

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka vlerësuar se është shqetësuese neglizhenca e institucioneve të Kosovës për ta trajtuar në mënyrë më serioze krizën që e ka prekur krejt globin, përfshirë edhe vendin tonë. Ai ka shtuar më tutje se qeveria aktuale nuk është duke e pranuar se vendi është në gjendje jo të mirë ekonomike. Qeveritë e vendeve tjera dhe bizneset janë ulur së bashku për t’i diskutuar problemet e këtyre të fundit, por kjo nuk ka ndodhur edhe në vendin tonë, gjë që mund të krijohen dëme të pariparueshme. “Unë mendoj që Qeveria duhet ta pranoj si krizë, jo si krizë që e ka shkaktua kjo Qeveri apo ajo, si krizë e rrethanave e faktorëve të jashtëm por nëse nuk trajtohet si krizë, atëherë është problem me i marrë edhe masat adekuate dhe shpesh herë në situata të tilla tentohet si me thënë me u vendos faji diku tjetër” ka deklaruar mes tjerash gjatë intervistës për “Kosovapress” kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …