Brickos

Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov

Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Llavrov, gjatë  vizitës së tij  zyrtare në Beograd, është takuar me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit, tha se qëndrimi i Rusisë karshi problemit Kosovë-Serbi mbetet i pandryshuar, sepse Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë. Sot edhe një herë e kemi konfirmuar se do të mbështesim të gjithë hapat dhe iniciativat të cilat vërtet do t’i ndihmojnë Beogradit dhe Prishtinës që të arrijnë zgjidhje të pranueshme reciprokisht në kuadër të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së”, tha Lavrov. Ai shtoi se Rusia kërkon nga BE-ja, si ndërmjetëse e dialogut, të luftojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, të cilat, sipas tij, po i sabotojnë shqiptarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …