Josep Borrell

Rusia duhet ta lejojë eksportin e grurit ukrainas tha Josep Borrell para një takimi të ministrave të jashtëm, në Bruksel

Shefi i politikave të  jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar për mediet  se zgjidhja e bllokadës së Rusisë ndaj eksporteve ukrainase është një çështje “jete dhe vdekjeje për shumë qenie njerëzore. Rusia duhet të zhbllokojë dhe të lejojë eksportin e grurit ukrainas”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm evropianë në Bruksel. Takimi do të fokusohet në Ukrainë. Ministri i Jashtëm i Kievit Dmitro Kuleba pritet të marrë pjesë në takim dhe të raportojë mbi situatën në terren. Ministrat do të diskutojnë rreth sanksioneve kundër Rusisë dhe të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha Borrell. Të mërkurën, Komisioni i BE-së do të diskutojë gjithashtu furnizimin me gaz dhe shkëputjen e bllokut nga energjia ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …