Rusia e ka bombarduar ashpër qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv

Rusia e ka bombarduar ashpër qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv, gjatë natës mes 30 dhe 31 dhjetorit, duke i dëmtuar ndërtesat e banimit, një klinikë mjekësore, një hotel dhe infrastruktura të tjera civile, thanë zyrtarët ukrainas, njofton Radio Evropa e Lirë. Ushtria e Ukrainës raportoi se sulmi u krye me disa dronë iraninë dhe raketa të shkrepura nga rajoni perëndimor i Rusisë, Belgorod. Ky sulm ndodhi pak orë pasi autoritetet ruse pretenduan se një sulm ukrainas i vrau 20 civilë në qytetin Belgorod, rreth 25 kilometra larg kufirit të Ukrainës me Rusinë. Rreth 111 njerëz u plagosën, sipas autoriteteve ruse. Ukraina nuk ka reaguar ndaj këtyre raportimeve, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …