Aleksandar Harçenko

Rusia, në KS të OKB-së do të organizojë një diskutim për formimin e Asociacionit së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Harçenko, tha se Rusia, e cila kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së këtë muaj, do të avokojë për një diskutim për formimin e Asociacionit së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.  Në një deklaratë dërguar mediave, diplomati rus tha se Kremlini është i përkushtuar për një diskutim produktiv në KS të OKB-së mbi thelbin e problemeve që janë vërtet akute për serbët, e një nga to tha se është edhe Asociacionit. Ai gjithashtu thekson se në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq “me të drejtë thekson problemin e terrorit të radikalëve shqiptarë të Kosovës ndaj serbëve, i cili vazhdon”.Harçenko nënvizoi se ndërmjetësuesit evropianë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë treguar “sërish pandershmërinë e tyre” dhe pyeti se përse është kjo histeri e BE-së dhe kërcënimet ndaj Serbisë. Me kërkesë të Prishtinës (Brukseli nuk i shërben vetëm regjimit të Kievit, por edhe regjimit të vetëshpallur të Prishtinës) ata filluan të kërcënojnë Beogradin me sanksione për mos-përmbushjen e disa detyrimeve mitike ndërkombëtare që gjoja burojnë nga ‘propozimet e BE-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës’, që u diskutuan në Bruksel dhe Ohër”, kujton Ambasadori i Rusisë në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …