Ruud Vermeulen

Ruud Vermeulen: Rritja e pagave në arsim rrit papunësinë në Kosovë

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, thotë se një rritje e mundshme prej 30 për qind e pagave siç po kërkojnë punëtorët e arsimit në Kosovë, do të ishte një pengesë për krijimin e vendeve të reja të punës, dhe do të ishte një shkelje e rregullimit të kostos së pagave. Ai  thotë se kërkesa e arsimtarëve për rritje pagash nuk mund të trajtohet si rast i veçantë, pasi tashmë kërkesa të ngjashme ka gjithandej nga sindikata të ndryshme në Kosovë. Secila rritje, qoftë 10 për qind që është ofruar nga Qeveria, qoftë 30 për qind që është kërkuar nga SBASHK-u,  do të ketë ndikim negativ për krijimin e vendeve të reja të punës në sektorët tjerë jashtë arsimit. “Nëse do të pranohej oferta për rritje prej 10 për qind, kjo do ta merrte hapësirën për punësime shtesë në sektorët kryesorë, siç është shëndetësia dhe drejtësia. Rritja prej 30 për qind me shumë gjasa do ta bllokonte mundësinë për të gjitha punësimet e reja ose rritjet e pagës për të tjerët dhe do të shkaktonte shkelje të rregullit për koston e pagave”, thotë Vermeulen.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …