Eksportet e mallrave të Shqipërisë në drejtim të Kosovës kanë janë rritur sidomos gjatë dhjetorit të vitit 2018

Eksportet e mallrave të Shqipërisë në drejtim të Kosovës janë rritur sidomos gjatë dhjetorit të vitit 2018

Eksportet e mallrave të Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur sidomos gjatë dhjetorit të 2018. Nga të dhënat e INSTAT-it konfirmohet se eksportet në këtë periudhë u rritën me 44.5 %. Kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, shpjegon se taksa e vendosur nga Kosova për mallrat Serbe ka rezultuar pozitive për bizneset shqiptare. “Shqipëria, nga një importuese e drithërave nga Kosova dhe Serbia, tashmë po eksporton drejt Serbisë, për shkak se industria jonë përpunuese e drithërave është e avancuar dhe konkurruese në një ekonomi me rregulla të barabarta loje. Po kështu ka edhe produkte të tjera kryesisht mallra ushqimore. Materialet e ndërtimit kanë qenë prezentë edhe më parë”, ka thënë Zusi. Por pavarësisht kësaj, biznesi shqiptar ngre si shqetësim tarifat doganore. Pavarësisht nismave të dy qeverive, kostot mbeten një tjetër pengesë për të cilën kërkohet të ndërhyhet sa më parë. “Kalimi i 1 mijë eurove mall, që mund të konsiderohet një tregti e vogël dhe e mesme, kërkon tarifa të shërbimeve që kapin vlerën e afro 250 euro, për secilin operacion. Përveç kohës së shërbimit që shkon disa orë në pikën doganore, atëherë nuk kemi për të pasur zhvillim të tregtisë”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …