Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Kërkohet të jesh ai që je dhe të mos jesh ai që nuk je

Jemi në prag të zgjedhjeve për legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Nuk janë pak vite dhe nuk janë pak legjislatura që kaluam. Por, pritjet tona ishin krejtësisht tjera dhe pushtetarët nuk i përmbushën obligimet e pritjeve të mëdha që qytetari i Kosovës i pati, veçmas për disa nga temat jetike për vendin.

Slloganet e fushatës dhe premtimet e partive politike janë të tilla thuaj se sot po fillon krejtësisht një jetë tjetër.

Madje, edhe në të gjitha partitë garuese, në lista ka shumë deputet, që garojnë nga zgjedhjet e para, në të gjashtë legjislaturat, për karrigen dhe joshjen që po ju jep karrige, harrojnë se kjo për ta është vetëm vazhdimësi, dhe nuk bindet qytetari se për këtë kategori nuk është kurrfarë risie. Kaluam e ç`ka nuk kaluam, përjetuam e çka nuk përjetuam, pamë e çka nuk pamë, po vazhdojmë të shohim e po përballemi me gjëra që as mendja nuk i përthekon!

Ishim me shpresë për ditë të mira, ishim me shpresë se drejtësia do të vjen, shpresonim se demokracinë dhe vlerat e saj Kosova do t`i jetësoi. Shpresonim se do të jetojmë si vllai me vëllanë. Shpresonim se për të gjithë; skamnor e të pasur, pleq e të rinjë, kombe e kombësi; t`i thuhet “aferim” pushtetit që do e ndërtojmë i cili do të instalonte demokracinë e mirëfilltë, për të gjitha shtresat e shoqërisë sonë.

Shpresonim, se nuk do të ketë nëpërkëmbje për liridashësit dhe “kurbanët” e lirisë që falën gjithçka që patën, edhe jetën e tyre që ne ta fitojmë lirinë e munguar me shekuj.

Ishim me shpresë dhe shpresuam, që vlera të jetë vlerë dhe të mos sundohet nga anti vlera. Liria të jetë liri dhe te mos sundohet nga despotizmi, e të ngulfatet pamëshirshëm nga “dreqi i zi”.

Shpresuam se vrasësit dhe hajdutët, të mos kenë vend në “ballë të oxhakut” në shoqëri, por edhe ata që ishin, nga turpi do të futeshin “shtat pash nën tokë”.

Shpresuam se tradhtia nuk do ketë vend në shoqëri, e tradhtarëve të deridjeshëm nuk do ua shtrojmë jatakun në qeveri.

Shpresuam se dijetarët dhe dija do na printe dhe do të na prinë në shtegtime, aty ku vlerat bëjnë “formula”, dhe konstruktojnë strategji, për të ardhmën me ditë të mira për popullin e kësaj ane të Ballkanit.

Ne shpresuam, e punuam. Ne u sakrifikuam për vlera e humanizëm. Ne shpresuam ditëm dhe arritëm në pikën e kthesës në vitin 1999.

Ne, më në fund, e lëvizëm llozin që e kishim mbështetur fort në një pike, në dije vlera e sakrifica, dhe këtu na erdhën në ndihmë vlerat univerzale të lirisë, humanizmit dhe qytetërimit njerëzor nga e gjithë bota.

Por, tani ku jemi dhe si jemi, a nuk jemi ata që nuk jemi..?! A jemi ata që nuk duhet të ishim…?! A jemi ata që ishim..? Apo jemi mos ma zi..!, ata që nuk duhet të ishim.

Jemi bërë mish-mash e paçavure; e dëgjon dhe merr urdhra “vlera” nga “antivlera” për një copë karrige e për një vend pune. Pushteti ja ka futur në palcë frikën qytetarit nga se ndërton dhe do“pushtet”, dhe jo “shtet”.

Dhe në gjuhët e të punësuarve e të papunësuarve, “intelektualëve”, e “politikanëve” janë futur “pyka” që thonë, se: kjo është “gjuha e juaj” dhe e përtypim, e lyhemi me ndotësira të oligarkisë së caktuar, e cila nuk ka të ngopur, dhe pamshirshëm po e han të ardhmen e popullit ton.

Po gllabërohen milionat, paturpësisht dhe po kërkohet nga oligark të ndryshëm, që si samari pa steje të qëndrojnë mbi shpinën tonë..!

Përditë e më tepër demokracia dhe vlerat e saj shantazhohen, dhunohen e poshtërohen, nga se protagonistët e demokracisë poshtërohen skajohen e dhunohen nga karrieristët dhe hyzmeçarët e tyre.

Hej…! O ju që dje, ishit, prap kudo që jeni ndaleni këtë mortajë dhe turrin e saj se shum erë e keçe po vjen mbi ne, dhe hundët na jan zënë prej saj….! Kjo erë e keçe ka dalë edhe jashtë nesh, ku pika e fortë e llozit që dikur e rrotulloj gjithë njerçzimin që t`na ndihmoj, sot po topitet, dhe vlerat e njerëzimit po na thërrasin a jeni ata që dje ishit?, apo kush dreqin jeni ju?

Prandaj kudo që jeni; qytetar i nderuar i vlerave mos i dëgjo ogur-zinjët, gënjeshtarët dhe dallaverxhinjtë, por: Të jesh ai që je! E të mos jesh ai që nuk je! .

Fillo te veprosh me votën tënde aty ku mundesh, për drejtësi dhe vlera, fillo me 11 qershor.

Vepro me dinjitet, kudo që je, dhe thuaj stop të keçes, aty ku mundesh.

Na presin shumë punë, që të mos e bëjmë punën e skllavit!

Besoj se mundemi, kemi mundur dje mundemi edhe sot..! Ta heqim lakun e së keqes nga qafa që të mos ngulfatemi.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për …