Ruzhdi Jashari paralajmëron rrezik për Ballkanin: Serbia po fuqizohet, ndërsa shqiptarët po përçahen

Analisti Ruzhdi Jashari ka ngritur alarmin për, “diskursin e pasigurisë në Ballkan”, duke akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për tolerim ndaj Serbisë dhe mungesë ndëshkimi për krimet dhe dëmet e shkaktuara gjatë luftërave në rajon. Në një reagim publik, Jashari tha se mosndëshkimi i Serbisë për gjenocidin dhe shkatërrimet në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci ka krijuar terren për rikthim të pasigurisë dhe tensioneve në Ballkan. Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare kanë lejuar që Serbia të fuqizohet ekonomikisht dhe ushtarakisht, pavarësisht politikave që ai i cilëson destabilizuese ndaj rajonit. “Serbia po merr miliarda euro ndihma nga BE-ja, ndërsa nuk ka zbatuar marrëveshjet për Kosovën dhe vazhdon të financojë politika agresive”, ka deklaruar Jashari. Ai përmendi edhe sulmin në Banjskë gjatë vitit 2023, duke e cilësuar si dëshmi të qartë të agresionit të vazhdueshëm ndaj Kosovës. Sipas Jasharit, Serbia është lejuar të mbajë një politikë të dyfishtë mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës, ndërkohë që Kosova, si viktimë e luftës, është përballur me sanksione dhe mungesë mbështetjeje të plotë ndërkombëtare. Analisti kritikoi edhe klasën politike shqiptare, për të cilën tha se është e përçarë dhe e fokusuar në interesa personale e karrieriste, në vend të unitetit kombëtar përballë sfidave rajonale, theksoi Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …