Sabit Borkaj: Në 27 vitet e fundit, qëndrimi i Ramës është padyshim më i miri, më dinjitozi dhe më me interes kombëtar

Në një intervistë për gazetën “Dita” ish ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, dhe për disa vjet deputet i Partisë Socialiste, Sabit Brokaj ka deklaruar se “në 27 vjet të sistemit të ri, qëndrimi i Ramës është padyshim më i miri, më dinjitozi dhe më me interes kombëtar. Në të vërtetë ky është një debati i stisur. Bëhet fjalë për Himarën shqiptare dhe jo greke. Është një avaz i vjetër ky që e dëgjojmë herë pas here. Nuk kishte se si të mos e dëgjonim edhe njëherë. Foli Kryeministri i Shqipërisë shumë qartë dhe prerë, nuk kishte se si të mos reagonin grekët. Por, problemi është fare i qartë. Ka Himarë shqiptare. Ç’punë kanë grekët me Himarën, se çfarë prishet e ndreqet aty? Këto punë i di shteti shqiptar dhe jo Athina. Unë e kam jetuar vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë sjelljen e shtetit grek, sjelljen e kishës greke, sjelljen e PBDNJ-së në kohën kur kam qenë deputet në Parlament. Sjellja e shtetit shqiptar është plotësisht adekuate, e ekuilibruar, duke respektuar dhe parimin e miqësisë midis dy popujve. E kundërta ndodh me politikën greke. Ajo e shprehur nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes, ka mbetur ende te lobinjgjet. Himara është shqiptare, dhe nuk ka diskutim, si në aspektin demografik edhe etnik. Edi Rama prej katër vitesh po u bënë të qartë grekëve dhe jo vetëm se ky vend ka zot dhe ju e keni kufirin atje ku e kini, ka thënë mes tjerash, Sabit Brokaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …