mbpzhr grante
kek
valamobile
Airport Adem Jashari
MIT
Fillimi / Dëshmorët / Sabit Garip Loku (11.10.1979 – 24.3.1999)
Sabit Garip Loku (11.10.1979 – 24.3.1999)

Sabit Garip Loku (11.10.1979 – 24.3.1999)

Sabiti u lind më 11 tetor të vitit 1979, në fshatin Lumbadh të Kaçanikut. Prindërit e tij, Garipi dhe Hanifja u angazhuan me zell të madh për edukimin e drejtë kombëtarë të djalit të tyre, Sabitit, si dhe të gjithë familjës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik. Pas përfundimit të Gjimnazit në vitin 1998, Sabiti vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik.Gjendja në Kosovë po vështirësohej çdo ditë e më tepër, shtypja mbi shqiptarët po rritej me intensitet të jashtëzakonshëm dhe lufta në Kosovë po zgjerohej gjithnjë e më shumë. Ajo tashmë kishte filluar edhe në Kaçanikun e Idriz Seferit. Sabiti i ndërpreu studimet për të nisur rrugën e çlirimit të Kosovës. Më 20 Shkurt të vitit 1999 iu bashkua UÇK-së në kuadër të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Ai ishte pjesëmarrës në shumë beteja, siç ishte ajo e 26 Shkurtit 1999 në Lumbardh, e 28 Shkurtit në Gajre, luftimet më 2 Mars në drejtim të Pusëve të Nikës, luftimet e 8 Marsit në Ivajë, luftimet e 9 Marsit 1999 në Lumbardhë ku edhe bien heroikisht dy dëshmorët, Milaim Loku dhe Emerlla Kuqi e deri në luftimet e përgjakshme të 24 Marsit në Ivajë dhe Lumbardh.
Prindin e Sabitit, Garipin, Brigada e kishte ngarkuar që të kryente vezhgimin në këto fshatra. Në orët e hershme të mengjesit të Marsit të vititi 1999 forcat serbe kishin angazhuar arsenal të fuqishem ushtarak. Në agim filluan granatimet në fshatin Lumbardh. Njesitet ushtarake të UÇK-së ishin në mbrojtje të pozicioneve si dhe duke vezhguar përseafërmi forcat serbe. Lufta e Lumbardhit kundër pushtuesit serb, është pa dyshim lufta më e fuqishme dhe prova më e rëndë që përjetuan me vështirësi të madhe forcat e Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe popullata e Lumbardhit me rrethinë. Çetnikët sërbë dhe forcat sërbe në bashkpunim me bashkëpuntorët vendas ndërmorën sulm kundër forcave të UÇK-së dhe popullatës civile, sipas një plani të përpunuar me kujdes gjer në detaje, nga komanda e forcave ushtarake të pushtuesit. Njësitet e Brigadës 162 “Agim Bajrami” lëviznin në tërë zonën duke goditur caçet e armikut në pozicionet e tyre, duke ngjallur panik në radhët e armikut. Rol të rëndësishëm kishte pasur ushtari Sabit Loku me bashkëluftëtarët e tij në mbrojtje të pozicioneve të UÇK-së dhe popullatës civile. Sulmi i egër i forcave armike goditi pamëshirë Lumbardhin dhe fshatrat përreth, duke djegur e shkatërruar shtëpi, shkolla, e duke keryer krime gjenicodiale dhe veprime të tjera kundër popullatës shqiptare. Në këto luftime ra dëshmori, luftëtari i UÇK-së, Sabit Loku me bashkëluftëtarët e tij: Ismail Kuqi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuqi, Xhemajl Kuqi, Neshat Rexha, Sabri Loku, Izja Loku,Cen Loku, Adnan Loku, kurse nga popullata civile u vran dhe u masakruan Mina Kuqi, Sherif Kuqi, Danush Kuqi, Ismail Loku, Agim Loku,Garip Loku, Beran Loku, Naser Loku, Ibush Loku.
Sabiti mori pjesë në të gjitha betejat e zhvilluara në rrethinën e Kaçanikut deri në momentin e rëniës heroike, më 24 Mars 1999. Pas luftës, u bë rivarrimi i tij në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, me 25 Shtator të vitit 1999.
Sabiti ka lënë nënën, Hanifen, vëllezërit Shahinin, Imerin, Selajdinin e Nëntorin si dhe motrat, Sadijen dhe Selvien.
Në njëvjetorin e rëniës heroike të dëshmorit Sabit Loku, në nderim dhe përkujtim edhe të bashkëluftëtarëve të tij është ngritur pllaka përkujtimore në vëndin e rëniës, në fshatin Lumbardh. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Mentor Xhemë Gashi (1.5.1978 - 16.6.1998)

Mentor Xhemë Gashi (1.5.1978 – 16.6.1998)

Dëshmori, Mentor Gashi, u lind më 1 maj të vitit 1978, në Plloçicë, komuna e ...